Borrell në Kuvendin e Maqedonisë – Pritet nga Xhaferi dhe përfaqësues të grupeve parlamentare

March 17, 2023
1 minut lexim

Kryetari i Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot realizoi takim me Josep Borrell, përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë dhe nënkryetar i Komisionit Evropian.

Ngjarjet në Ukrainë, siç thuhet në njoftim, janë cilësuar si motor i përshpejtimit të zgjerimit dhe moment historik i cili ofron një mundësi të jashtëzakonshme që s’duhet lëshuar.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fronteks-in është realitet i pamohueshëm dhe garanci për gjuhën maqedonase si një ndër gjuhët zyrtare të Bashkimit Evropian,”, thuhet të ketë deklaruar Borrell.

Në raport me Kuvendin në këtë proces, Boreli theksoi se roli i tij është me rëndësi të jashtëzakonshme për shkak të faktit se përfaqësuesit e tij vijnë me zgjedhje të qytetarëve.

“Të pranishmit nga ana e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut shprehën këndvështrime të ndryshme për eurointegrimet, prej të cilave një pjesë e madhe ishin për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese të ardhshme, por u shprehën edhe droje për kërkesat e mundshme të radhës nga ana e Republikës së Bullgarisë në këtë proces. Në këtë kontekst, u informua edhe për mbështetjen e ulët të qytetarëve në anketat e fundit për anëtarësim në BE për shkak të kërkesave të Bullgarisë dhe u kërkuan garanci që ky proces të udhëhiqet sipas parimeve dhe standardeve të zgjerimeve të kaluara të Unionit”, thonë shërbimet e Kuvendit.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Borrell flet për takimet e nesërme pas darkës me Lajçakun: Patjetër që do të jenë pozitive

Story i radhës

Rrëzuan dronin amerikan në Detin e Zi, Rusia merr vendimin e papritur për pilotët e avionit luftarak

Të fundit nga

ShkoLartë