Borrell mirëpret zotimet e Kosovës për shtensionimin në Veri: Presim hapa të tjerë pozitivë

July 12, 2023
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka mirëpritur zotimin e Kosovës për ndërmarrjen e hapave të parë drejt shtensionimit të situatës në veri të vendit.

Ai tha se pret nga Kosova edhe ndërmarrjen e hapave të tjerë, derisa tha se do të vazhdojë puna në dialogun e lehtësuar nga Unioni.

“E mirëpres zotimin e Kosovës ndaj marrëveshjes që arritëm në hapat e parë për shtensionim. Presim që Kosova të ndërmarrë hapa të mëtejshëm pozitivë dhe të vazhdojë të përparojë në këtë drejtim. Ne do të vazhdojmë të punojmë me palët në dialogun e lehtësuar nga BE-ja me Miroslav Lajçak”, ka shkruar Borrell.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Shqipëria në BE brenda 2030”, Varhelyi: Duam të hapim kapitullin e parë të negociatave

Story i radhës

Krasniqi: Përgjimet e zbuluan të vërtetën e VV-së se çfarë mendojnë ata për vendin dhe për ata që kontribuuan në çlirimin e vendit

Të fundit nga

ShkoLartë