​Borrell informon liderët e BE-së për tensionet Kosovë-Serbi

December 15, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, do të informojë liderët e 27 shteteve anëtare të bllokut për tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, në samitin që mbahet më 15 dhjetor në Bruksel.

Paraprakisht, situata në Kosovë, nuk kishte qenë e paralajmëruar të ishte në agjendë. “E dini se ditëve të fundit jemi përballur me probleme të mëdha në veri të Kosovës. E kam dërguar të dërguarin e posaçëm [të BE-së për dialogun Kosovë Serbi, Mirosllav Lajçak në rajon, në Prishtinë dhe Beograd, menjëherë pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së. Do t’iu raportoj liderëve për situatën dhe do të kërkoj uljen e tensioneve dhe t’i kthehen dialogut, që është rruga e vetme për të siguruar perspektivë evropiane për Kosovën dhe Serbinë”, tha Borrell.

“Është absolutisht e nevojshme që këto probleme të ndalen. Barrikadat duhet të hiqen, të kthehet qetësia, të kthehen diskutimet. Diskutimet për propozimin që kemi vënë në tryezë për të gjetur një zgjidhje të përhershme të tensioneve mes Prishtinës dhe Beogradit”, tha Borrell.

Që nga 6 dhjetori, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar një sërë incidentesh me armë zjarri, granata dore dhe shok bomba.

Ndryshe, Kosova më 15 dhjetor dorëzoi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Në ceremoninë e mbajtur në Pragë të Çekisë – shteti që udhëheq Presidencën e BE-së – kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se aplikimi i Kosovës është “e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë”.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Senati Amerikan aprovon ligjin që ndalon përdorimin e TikTok në administratë

Story i radhës

Osmani-Dendias: Marrëdhëniet midis RMV-së dhe Greqisë, shembull i fqinjësisë së mirë

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë