Borrell deklarohet për takimet e ndara me Kurtin e Vuçiqin: Ishin të pasuksesshme

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në një tekst të publikuar në faqen e Shërbimit të BE-së për Punë të Jashtme, ka shkruar se gjatë Konferencës së Sigurisë së Munihut ka folur në takime të veçanta me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për deeskalimin e tensioneve në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Borrell ka theksuar nga bisedimet e këtyre takimeve nuk ka pasur rezultate.

“Fatkeqësisht kanë qenë të pasuksesshme”, ka theksuar ai.

Duke folur për rezultatet e arritura, Josep Borrell ka theksuar se në Munih ai prezantoi katër qëllimet kryesore të agjendës gjeopolitike të BE-së: mbështetje më të madhe dhe më të shpejtë për Ukrainën, përfundimin e katastrofës humanitare në Rripin e Gazës, përmirësimin e marrëdhënieve të BE-së me “jugun global” dhe forcimin. mbrojtjen dhe sigurinë e Unionit.

“Të gjithë u ndërgjegjësuan për realitetin në Konferencën e Sigurisë të Munihut të këtij viti se Evropa është në rrezik për shkak të dy luftërave në afërsi dhe shumë konflikteve të mundshme në mbarë botën”, ka theksuar ndër të tjera Borrell.

Story i mëparshëm

PSG, Luis Enrique: Duhet të mësohemi të luajmë pa Mbappe

Story i radhës

20 vjet nga vdekja e presidentit Boris Trajkovski

Të fundit nga