Borrell: BE është për izolimin e plotë të Rusisë, Ballkani është me ne

February 28, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell ka thënë se Rusia menjëherë duhet të ndërpresë armiqësitë dhe të tërhiqet pa kushte nga territori ukrainas dhe se Bjellorusia duhet menjëherë të pezullojë pjesëmarrjen e saj në agresion dhe t’i kthehet respektimit të detyrimeve ndërkombëtare.

“BE është e bashkuar në ofrimin e mbështetjes së fortë për Ukrainën dhe popullin e saj. Kjo është një çështje e jetës dhe vdekjes. Unë jam duke përgatitur një paketë masash emergjente për të mbështetur forcat e armatosura ukrainase në luftën e tyre të drejtë”, ka thënë Borrell, duke shtuar se bashkësia ndërkombëtare në përgjigjen e saj në këtë ngjarje do të vendosë që plotësisht të izolojë Rusinë, dhe kështu të ftojë presidentit rus Vladimir Putin që të marrë përgjegjësinë për agresionin.

“Ne po vendosim sanksione ndaj atyre që financojnë luftën, duke i dhënë një goditje sistemit bankar rus dhe aftësisë së tyre për të hyrë në rezervat ndërkombëtare. BE-ja vepron në koordinim të plotë me partnerët dhe aleatët – Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia. Jemi dëshmitarë se shumë vende të botës po mblidhen për të mbrojtur integritetin territorial të Ukrainës dhe sovranitetin e saj, duke përfshirë miqtë tanë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Borrell.

Ai theksoi se për fat të keq, njerëzit në Ballkanin Perëndimor e dinë shumë mirë se çfarë është lufta.

“Pikërisht për shkak të kujtimeve të hidhura të luftës dhe për shkak se ata dinë të vlerësojnë vlerat e paqes, popujt e Ballkanit Perëndimor duan të anëtarësohen në BE – në lëvizjen më të suksesshme të paqes në historinë njerëzore. Edhe ata edhe ne e dimë se ata i përkasin BE-së”, ka përfunduar Borrell.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tani BE duhet të reflektojë: T’i anëtarësojë Shqipërinë dhe Kosovën dhe të thotë jo për “Open Ballkan”

Story i radhës

Green Day anulon performancën në Rusi për shkak të pushtimit në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë