1
Shkup, 10 prill – Kryetari i Gjykatës Themelore Koçan, Spiro Borisov sot në deklaratë për mediat theksoi se procedura hetimore është në vijim dhe se po ndërmerren veprime sipas ankesave të gjyqtarëve në procedurë paraprake lidhur me zjarrin në diskotekën në Koçan, që ndodhi më 16 mars, me ç’rast humbën jetën 61 persona, ndërsa rreth 200 u lënduan.
“Në vijim është procedura hetimore. Jemi duke vepruar sipas ankesave të paraqitura kundër vendimeve të gjyqtarëve në procedura paraprake dhe kjo është gjithçka që mund t’ju jap si deklaratë në këtë moment”, tha Borisov.
Ai theksoi se secili që ka vepruar si gjyqtar në procedurë paraprake, në përputhje me dispozitat e Ligjit për procedurë penale, gjegjësisht nenin 33 nga ky ligj, më tej nuk mund të marrë pjesë si gjyqtar gjykues, anëtar i Këshillit për vlerësim të aktakuzave, etj.
Kryetari i Gjykatës Themelore Koçan theksoi se tre gjyqtarë nga kjo gjykatë janë duke vepruar në procedurë paraprake.
“Po veprojnë tre gjyqtarë. Ne jemi gjykatë me pesë gjyqtarë, përfshirë edhe mua si kryetar i gjykatës, tre gjyqtarë, dy nga gjyqtarët veprojnë në Këshillin Penal dhe një gjyqtar i deleguar nga një Gjykatë tjetër Themelore, që mund të veprojë si gjyqtar në gjykatë me juridiksion të zgjeruar”, tha Borisov.
Работната група до претседателот на Судскиот совет Александар Камбовски го доставила извештајот за случајот со Теодора Ристовска, која беше прегазена на пешачки премин во Тетово, а на обвинет
Lidhur me tragjedinë në Koçan, kryetari i Këshillit Gjyqësor, Aleksandar Kambovski, deklaroi se është ende herët për të diskutuar për atë se çka nëse gjykimi nuk mund të realizohet atje.
“Mendoj se është herët të bisedojmë për këtë. Çdo gjë në kohën e vet. Këshilli gjyqësor është në vijim. Jo, jo, kjo nuk duhet të vendoset nga Këshilli Gjyqësor. Do të veprohet në përputhje me ligjin”, tha Kambovski.
BURIMI: zhurnal.mk