Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka ndarë mesazhin e Krishtlindjes me popullin ukrainas bashkë me deputeten ukrainase, Lesya Zaburanna.
Johnson dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë krijuar një lidhje të ngushtë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, me Johnson që ishte kreu i parë i shtetit perëndimor që vizitoi Zelenskyn në Kiev, shkruan Skynews.
Këtë javë, Johnson tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar duhet të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi për të i dhënë fund luftës.
Ish-kryeministri bëri thirrje për ndihmë më të madhe perëndimore për Ukrainën, duke përfshirë furnizimin e vendit të shkatërruar nga lufta me sisteme raketore me rreze më të gjatë.