Borell: Përfshirja e bullgarëve, kusht për në BE

March 18, 2023
min lexim

-ads3-

Ndryshimet kushtetuese dhe rruga drejt anëtarësimit në Union ishin në fokus të vizitës së përfaqësuesve të lartë të BE-së, Zhosep Borrell dhe Oliver Varhej. Borell porositi që të avancohen marrëdhëniet e mira fqinjësore, që nënkupton përfshirjen e komuniteteve të ndryshme në Kushtetutë. Sipas tij, ky vit është vendimtar në procesin e negociatave.

“Marrëveshja e korrikut ishte marrëveshja më e mirë që mund të kishit pasur. Nuk është reale të besohet se mund të rihapet për negociata të reja. Bazuar në atë marrëveshje, e ardhmja juaj është në BE dhe tani është koha që të gjitha partitë politike t’i marrin përgjegjësinë e tyre”, u shpreh Zhosep Borrell– përfaqësues i lartë i BE-së për punë të jashtme.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski informoi se së shpejti grupi punues do të fillojë punën për tekstin e ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, Kuvendi ka kapacitet dhe vizion për të marrë vendimet e nevojshme për të vazhduar procesin e negociatave.

“I takon opozitës të mendojë në mënyrë strategjike dhe ta zbatojë në praktik atë që e thotë në mënyrë deklarative”, deklaroi Dimitar Kovaçevski– kryetar i Qeverisë.

Borell dhe Varhej, megjithatë, nuk e anashkaluan faktin se nevojiten shumë reforma në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe veçanërisht vendosjen e paanshmërisë së organeve gjyqësore. Sipas euro-komisionerit Varhej, për reformat duhet bashkëpunim mes Qeverisë dhe opozitës si dhe shoqëria civile. Varhej urdhëroi përshpejtimin e agjendës së reformës, e cila do të varet edhe nga data e anëtarësimit.

“Ju përmendët vitin 2030, por unë nuk mund ta them këtë. Mund të jetë më herët apo më vonë. Gjithçka varet sa reforma do të bëni”, tha Oliver Varhej– komisioner europian për zgjerim.

Të dy funksionarët theksuan se BE-ja do ta ndihmojë vendin për t’i kapërcyer sfidat dhe paralajmëruan fonde të reja të BE-së, këtë herë për të forcuar kapacitetet për të luftuar kërcënimet hibride. Sipas tyre, dera për anëtarësim në Union është e hapur. Borell dhe Varhej kryesuan sot në Qeveri Këshillin e 16-të të Asociim- Stabilizimit, pas së cilës nesër do të nisen për në Ohër për takimin e liderëve të Kosovës dhe Serbisë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

19-vjetori i trazirave të marsit, asnjë i dënuar për vdekjen e tre fëmijëve

Story i radhës

Sektori i turizimit pa krah pune, Qeveria paralajmëron punë për të huaj

Të fundit nga

ShkoLartë