Borell flet për arrestimin e Thaçit, ngatërron vendin ku po mbahet: Po e pret gjykimin në Amsterdam

December 14, 2022
1 minut lexim

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, mori një shembull nga Kosova derisa po fliste në Forumin për të Drejtat e Njeriut në Bruksel.

Ai tha se BE-ja formon mekanizma të veçantë për të vënë drejtësinë për vendet që dalin nga konfliktet. Këtu Borrell përmendi ish-presidentin Hashim Thaçi, për të cilin tha se u arrestua nga policia e tyre, EULEX dhe u dërgua për t’u gjykuar. Por, ai ia huqi vendit ku ndodhen Dhomat e Specializuara të Kosovës. Hagën e ngatërroi me kryeqytetin holandez Amsterdam.

“Ne po formojmë ata që i quajmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet e post-konflikteve. Këtu dua ta përmend Kosovën. Dhomat e Specializuara të Kosovës, në të cilat ish-presidenti i Kosovës është tani në Amsterdam duke pritur për gjykimin. Misioni ynë i policisë në Kosovë ishte i ngarkuar për ta arrestuar atë derisa ishte në detyrë dhe për ta dërguar në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Borrell në këtë forum përmendi edhe disa nga shtetet ku ka shkelje të të drejtave të njeriut, përfshirë Etiopinë, Somalinë, Bjellorusinë e të tjera./Express/

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

NBA merr vendimin

Story i radhës

Gjyqtarja Mejreme Memaj zgjedhet ushtruese e detyrës së kryetares së Gjykatës Supreme

Të fundit nga

Mexhiti: Në Vizbeg nuk do të ndërtohet baza e asfaltit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot vizitoi Zonën industriale të Vizbegut, ku takoi biznesmenët nga kjo zonë e Shkupit. Zëvendëskryeministri Mexhiti i cili realizoi

Kryeparlamentari Gashi pritet nga Kurti

12 Shkup, 25 nëntor –Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur sot në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin. Gjatë ditës, Gashi u mirëprit nga homologu i tij
ShkoLartë