Borell e quan përparim të madh angazhimin në vendosjen e tregut të përbashkët

July 13, 2022
1 minut lexim

Përmes planit investues ekonomik në rajon sjellim mundësi të rëndësishme, ka deklaruar shefi i diplomacisë evropiane Josep Borell duke shtuar se procesi do përfshijë të gjithë rajonin e Ballkanit dhe ka rëndësi të posaçme në kontestin e angazhimit për vendosjen e tregut të përbashkët, transmeton “Bota sot”.

Ky është edhe obligimi politik që morën përsipër 6 liderët e vendeve të rajonit në samitin e Sofjes.

“Përmes planit investues ekonomik në rajon sjellim mundësi të mëdha, tash i mbetet rajonit të shfrytëzojë potencialin e vetë ekonomik dhe vendosjen e tregut të përbashkët të bazuar në rregulat e BE-së”, tha Borell.

Duke komentuar qëndrimet e ndryshme brenda BE-së në raport me situatën në Ukrainë nga invadimi rus, Borell tha ai është akt agresioni i pa nxitur dhe agresioni njëzëri u dënua nga shtetet anëtare të BE-së.

“Uniteti në BE në koë rekord i ka dhënë përgjigje agresionit rus duke vendos sanksionet më të fuqishme në historinë e saj, nuk ka dyshim se ky unitet do vazhdojë të jetë përgjigje ndaj agresionit”, tha Borell.

Ai shtoi se mbështesim përpjekjet e sinqerta dhe thelbësore për të i dhënë fund konfliktit, por Ukrainës i mbetet të vendos për ndalimin e zjarrit, ndërsa BE do vazhdojë ta mbështes në përfundimin e luftës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hëna e plotë në Bricjap, nga sot këto dy shenja horoskopi do të përjetojnë ndryshime të mëdha

Story i radhës

Twitter padit Elon Musk në gjykatë

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë