Borë dhe ngrica/ Mot i acartë në veri dhe juglindje të vendit

December 24, 2024
1 minut lexim

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta përfshinë pjesën më të madhe të qarkut juglindor.

Pamjet që shihni në ekran vijnë nga Dardha e Korçës, aty ku trashësia e dëborës shkon deri në 10 centimetra.

Të gjitha akset rrugorë që lidhin Korçën me njësitë administrative janë të hapura. Gjithashtu, rrugët drejt pikave doganore, Goricë, Tre Urat, Qafë Thanë dhe Kapshticë janë lehtësisht të kalueshme. Vështirësi paraqet vetëm segmenti rrugor Boboshticë Dardhë për shkak të pranisë së mjegullës dhe akullit.

Reshjet përfshinë edhe malësinë e Krujës, ndërsa në parkun kombëtar të Qafështamës, trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 centimetra.

Në të gjitha fshatrat e malësisë së Krujës, akset rrugore janë të kalueshme.

Në Rrugën e Arbrit dëbora bllokoi qarkullimin.

Edhe pse mjetet borëpastruese ndodheshin në terren, nuk është përballuar intensiteti I dëborës në bypassin e Murrizit.

Këtë të martë, është zhbllokuar kalimi për automjetet në këtë segment rrugor.

Në rrugën e Kombit, nuk paraqiten probleme në qarkullim. Reshjet e dëborës në verilindjen e vendit janë me intensitet më të ulët.

Për këtë vit, dëbora e parë ra edhe në Qafën e Llogarasë.

Borëpastrueset kanë bërë të mundur në orët e para të mëngjesit për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa është rroga e kryeministrit dhe ministrave në Maqedoninë e Veriut

Story i radhës

​Çka pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit?

Të fundit nga

​Gjendet fosili 50 000-vjeçar i një mamuthi

Në Rusi banorët kanë zbuluar një fosil rreth 50 000-vjeçar, i ruajtur shumë mirë, i një këlyshi mamuthi. Banorët e rajonit Yakutistan të Federatës Ruse, kanë zbuluar fosilin me peshë prej rreth

Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë

Java e 19-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2024. Kampionatin e kryeson Dinamo City me 34 pikë dhe blutë janë ekipi me sulmin më të mirë deri në këtë
ShkoLartë