Britania e Madhe u godit nga reshjet e dendura të dëborës dhe ulja e shpejtë e temperaturës, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të udhëtimit.
Moti i keq ndodh në një moment të vështirë për transportin, pasi shërbimi hekurudhor futet të grevë çka pritet të sjellë probleme.
Por pavarësisht vështirësive në qarkullim londinezët kënaqen me borën e parë të dimrit përpara Krishtlindjeve.
Në një vend të mësuar me reshjet e dendura të borës si Letonia fatmirësisht stuhitë nuk shkaktuan vonesa të fluturimeve në aeroportin e Rigës. Megjithatë, transporti rrugor pati probleme. Për shkak të kushteve të këqija të hënën dhe të martën në transportin publik të Rigës janë futur të ashtuquajturat ‘bileta blizzard’ falas për drejtuesit e makinave.
Banorët e Lindjes në Evropë sikundër në Estoni po ashtu nisën të përjetojnë dimrin, ku stuhitë sollën ndërprerje të energjisë në më shumë se 4000 familje në jug të vendit.
Dhe në Kiev, punëtorët nxituan për të pastruar rrugët nga bora e madhe në kryeqytetin ukrainas. Sulmet ruse në infrastrukturën energjetike të vendit po i shtojnë urgjencën punës së tyre me ndërprerjet e pashmangshme të energjisë elektrike që pasojnë sulmet e synuara.
Burimi: GAZETA.MK