Bordi i RTK-së “përplas” pozitën dhe opozitën/ Ramadani: Halli juaj është diku tjetër

November 4, 2024
min lexim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani deklaroi se transmetuesi publik nuk është kapur nga partia në pushtet, por siç theksoi ai, është ç’kapur nga Partia Demokratike e Kosovës. Kërkesë e kësaj partie për shkarkimin e bordit të RTK-së, Ramadani e konsideroi të pa sinqertë, ku tha se po tentohet të shkarkohen ata që kanë dhënë dorëheqje. Pas kësaj deklarate ka reaguar shefi i GP-së së PDK-së, Abelard Tahiri, i cili tha se “këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores”.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani tha se “opozita po tenton të luaj rolin e shenjtorit”.

Ramadani: Halli juaj është diku tjetër

“PDK po dëshiron të shkarkojë një bord të RTK-së, ku prej shtatë anëtarëve tre kanë dhënë dorëheqje, ndërsa dy prej tyre ju skadon mandati dhe tashmë konkursi është i hapur për ta. LDK si zakonisht pas PDK-së. Pra, sinqeriteti në këtë kërkesë është zero. Dëshirojnë t’i shkarkojnë ata që kanë dhënë dorëheqje. Nuk bëhet opozita kështu o kolegë. Po e shoh që keni nevojë për vite të tjera të kuptoni se si bëhet opozita, por ne ju mirëkuptojmë. Zgjedhjet janë afër e më në fund do të tentuar të bëhen të zëshëm disi me çfarëdo teme që ju vjen dorësh. Ajo çfarë ne nuk lejojmë ju të bëni është të shiteni si shenjtorë këtu dhe të ngrisni tema tek të cilat halli i juaj është krejt diku tjetër”, deklaroi Ramadani.

Ramadani tha se halli i Partisë Demokratike e Kosovës është se ju ka humbur kontrolli mbi RTK-në dhe mundësia që të keqpërdorin me kontrata.

Ramadani: RTK-në e kemi ç ‘kapur nga ju

“RTK-në nuk e kemi kapur ne, nuk e ka kapur askush por vetëm e kemi ç‘kapur nga ju. Puna nuk është kapje, puna ka produkt dhe shihet në dritë të diellit. Për këtë arsye ju shqetësimet e juaja mund të ja thoni njëri-tjetrit, por ne nuk jemi të interesuar që të dëgjojmë ato. E besa as qytetarët nuk janë. Prandaj ne po shkojmë tek ta e ju vajtoni mes vete pse nuk e keni të kapur RTK-në. Në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së ju përshëndesim dhe mirë u takofshim në seancat e ardhshme ”, tha ai.

Pas fjalimit të tij ka reaguar shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, i cili tha se “këtë margaritar nuk duhet me hjek prej foltores”.

Tahiri: Këtë margaritar nuk duhet me hjek prej foltores

“Me mujt ja kisha shtuar edhe 10 minuta këtij me fol. Këtë margaritar nuk duhet me hjek prej foltores. Ky është përfaqësuesi më i mirë, më i denjë i kësaj mendësie që udhëheq sot Republikën e Kosovës. Ky sot gjithë ditën duhet me lënë në këtë foltore me nejt, me pa qytetarët e Kosovës çfarë mendësie na udhëheq, çfarë mentaliteti dhe çfarë strukture politike dhe çfarë mendimi politik. Por, ke kohë e shkurtër tetë minuta sa foli u desh me nejt, me fol edhe të bëjë replikë edhe pas kësaj”, replikoi Tahiri. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kush është ‘El Chapo’? Biznesmeni shqiptarë i përfshirë në trafikun e drogës që rrëmbeu tenderin e Rindëtimit

Story i radhës

Policia me apel për kujdes gjatë ngasjes në rrugë me mjegull dhe ngrica

Të fundit nga

ShkoLartë