​Bordi i Drejtorëve të AKP-së aprovoi shpërndarjen për kreditorët e 7 ndërmarrjeve shoqërore

min lexim

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit sot ka aprovuar shpërndarjet për kreditorët e shtatë ndërmarrjeve shoqërore dhe mori vendim të heqë dorë nga disa prona pas miratimit nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Bordi diskutoi për planin dinamik për përgatitjen dhe publikimin e listave të punëtorëve të NSH-ve në likuidim, por që s’kanë asete të shitura, aprovoi raportin e aktiviteteve të AKP-së për periudhën tremujore 1 janar 2022-31 mars 2022.

Gjithashtu miratoi transferin pronësor të pronës shoqërore për gjykatën në Prizren, pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjykatën në Prizren të pronës shoqërore 9013-2 Prizren të NSH Ndërmarrja e Pyjeve (PRZ023).

Në këtë mbledhje u aprovua edhe raporti i Komisionit të Banesave, transferimin e pronës shoqërore 608-1 dhe 610-1 Mitrovicë të NSH Jugobanka (MIT101), pas pagesës së shpronësimit nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për gjykatën në Mitrovicë, transferimin pronësor të pronës shoqërore nr. 7495-2 të NSH Jugopetroll (PRN170) te Qeveria e Kosovës, pas pagesës së shpronësimit nga Ministria e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bordi me qëllim të shfrytëzimit të disa pronave shoqërore nga ana e komunave për nevoja të interesit publik si varreza, rrugë, parqe dhe projekteve të tjera në shërbim të qytetarëve, mori vendim për të hequr dorë nga disa prona, të cilat do të barten te komunat për të mirën publike: NSH Fabrika e Pompave me Piston, Deçan, PEJ078, NSH Agimi Mishi, Gjakovë PEJ095; NSH Morava e Binçës, Gjilan, GJI037, NTSH Rugova, NSH UTVA Pejë, NSH Eurometal Ferizaj, NSH Radusha Istog.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aleksandar Veljanovski: Vendimi i Qeverisë për mos vazhdimin e masave është katastrofal

Story i radhës

Turisti anglez bie nga kati i 3 i hotelit në Dhërmi, dyshohet se ishte i dehur

Të fundit nga