Bora Zemani është padyshim një nga personazhet më të pëlqyer nga publiku, gjithmonë në qendër të vëmendjes si për projektet e saj televizive ashtu edhe për lidhjen me Donald Veshajn. Patjetër, gjithë kjo vëmendje nga mediat dhe fansat në rrjetet sociale mund të duket si dicka e mirë nga jashtë, sidomos për karrierën e saj, megjithatë nuk është gjithmonë kështu dhe këtë fakt e ka thënë vetë Bora në një komunikim të rralë me ndjekësit në Instagram.
Kështu, e pyetur “A është e vështirë të jesh në qendër të vëmendjes”, Bora tha se është shumë, pasi për të është presion kur komentohet e gjykohet cdo gjë që ajo bën. Madje prezantuesja e DWTS zbuloi se është zgjuar në një periudhë me ankth në mëngjes, duke pyetur veten “Cfarë ka ndodhur sot?”.
“Nga jashtë duket shumë bukur sepse në profesionin tim të qenit në qendër të vëmendjes është shumë e rëndësishme! Por ka shumë presion! Ka fjalë pas çdo veprimi ose mosveprimi. Komentohet gjithçka, çdo gjë shihet me lupë dhe një lapsus quhet gafë. Kam kaluar periudha të vështira ku çdo mëngjes zgjohesha me ankth “çfarë ka ndodhur sot”. Po bëhen gati 3 vite me këtë vëmendje që është rritur gjithmonë e më shumë dhe të paktën kam mësuar ta menaxhoj që mos të ndikojë aq keq te unë. Ka momente që mërzitem por e detyroj veten t’i përgjigjem dy pyetjevve: “Çfarë qëllimi ka kjo që kanë thënë?” dhe “Kush e ka thënë”– shkruan Zemani ndërsa po ashtu i është përgjigjur edhe kuriozitetit të ndjekësve, nëse lodhet me gjithë angazhimet që ka:
“Lodhje patjetër që ka sepse brenda 24h duhet të merresh me 200 punë që nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën. Por nuk do hiqja dorë nga asnjëra sepse kam ato angazhime që dua të kem dhe kjo më sjell lumturi”.
Nga ana tjetër ajo ka folur edhe për serialin që mendohet se do të sjellë së bashku me Donaldin, duke mos e mohuar si ide apo projekt, por thjesht duke pyetur fansat sa do të donin që ta shihnin së shpejti.