Bora Zemani do të rikthehet në “Për’Puthen”. Pas shumë aludimesh, moderatorja konfirmoi rikthimin në fund të spektaklit “Dancing with the stars”.
“Të premten e ardhshme do të jemi bashkë në orën 21:00, bashkë me Elvana Gjatën, këtu në ‘Dancing with the stars’. Ndërsa me mua do të shiheni që të hënën,” tha Bora.
Ori Nebijaj mbylli rrugëtimin në “Për’Puthen” dje (e premte, 2 dhjetor) sepse do të nisë një kapitull të ri në karrierën e saj, si deputete në parlament.
Rikthimi i Borës nisi të aludohej pasi autorja Olsa Muhameti i bëri një ftesë publike. E ftuar në “Top Arena”, ajo tha:
“Personalisht kam bërë një ftesë, jo vetëm personalisht, por edhe zyrtarisht sepse u konsultova me drejtuesen e Top Channel, Lori Hoxhën, dhe i kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në ‘Për’Puthen’. Bora e njeh shumë mirë programin. Nga ana tjetër, do të ishte kthimi i saj në shtëpi, sepse Bora nuk u largua sepse nuk ka dashur ‘Për’Puthen’ apo ‘Për’Puthen’ nuk e ka dashur Borën, por mori një spektakël të madh siç është ‘Dancing with the stars’ dhe është çështje e menaxhimit të kohës. Aktualisht, përgjigjja e saj ende nuk ka ardhur. Jo se nuk e do ‘Për’Puthen’, por unë shpresoj që Bora do ta gjejë kohën për t’i menaxhuar të dyja programet dhe të mos i thotë ‘jo’ ftesës së ‘Për’Puthen’.”