Bora pushon, por ulen temperaturat/ Në zonat e veriut termometri ka shënuar deri në -5 gradë celcius

December 17, 2023
1 minut lexim

Kushtet e motit janë përmirësuar ndjeshëm këtë të djelë në vend. Pas reshjeve të dendura të borës, në Kukës situata paraqitet e qetë. Rrugët nacionale në këtë qark janë të qarkullueshme normalisht.

Në bashkinë e Hasit, rrugët rurale janë të kalueshme, përveç akseve Cahanj-Dajç dhe Cahan-Kishaj ku  vazhdon puna për hapjen e tyre.

Në bashkinë e Tropojës, nuk raportohet asnjë peoblematikë me qarkullimin.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Lagjes Gostil, Njësia Administrative Qendër Kukës, fshatrat Pogaj dhe Kishaj Nj.Ad Gjinaj, fshatrat Nikoliq dhe Vlahen, Nj.Ad Golaj në Has,  Njësia.Ad Lekbibaj, fshati Kasaj dhe Padesh Njësia.Ad Tropojë e vjetër.

Situata është përmiresuar edhe në Korçë. Reshjet e borës janë ndërprere, ndërsa vijojnë të jenë të ulëta temperature,m ku gjatë natës termometri ka shënuar -5 gradë.

Në këtë qark, akset nacionale dhe ato turistike janë qarkullueshem normalisht.

Gjithashtu është rikthyer energjia në shumicen e fshatrave të thelle të bashkise së Maliqit, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës. Ndërkaq, rruget rurale janë të kalueshme me zinxhirë.

Për shkak të erërave të forta, ka ndërpreje të energjisë elektrike në disa zona në Shkodër, Pukë, Fushë Arrës, Vaun e Dejës, e Velipojë.

Në këtë qark, nuk raportohen problematika në akset rrugore.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shtatë arsye pse po humbisni masën muskulare, edhe pse po “torturoheni” në palestër

Story i radhës

​Rama: Shumë evente sportive vijnë në Kosovë në vitin 2024

Të fundit nga

ShkoLartë