Lidhja e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt është konsoliduar tashmë, duke jetuar një histori dashurie të zjarrtë.
Themi të zjarrtë, sepse çifti pas ribashkimit po shijon edhe suksesin në fushat e tyre. Kujtojmë se moderatorja po drejton “Dancing With the Stars”, duke korrur një tjetër sukses në karrierën e saj.
Nga ana tjetër, edhe Donaldi po vijon së bashku me Romeon në drejtimin e “Më lër të flas”. Por, duket se çifti nuk ka ndërmend ta ndalë këtu suksesin e tyre.
Planet e reja të dyshes tashmë janë përqendruar në biznes, duke rritur edhe të ardhurat e tyre. Bora sapo lançoi linjën e re të veshjeve të saj sportive, duke u përqendruar kështu edhe te kjo fushë.
Por, planet e reja të tyre, tashmë janë më shumë se kaq. Dyshja ka nisur edhe realizimin e filmit të tyre të parë. Detajet e para flasin se dyshja do të marrë përsipër edhe produksionin e këtij filmi, që pritet të jetë me disa seri e natyrisht që historia e tyre e dashurisë do të jetë në qendër të vëmendjes.
Me aq sa kemi mundur të mësojmë, kanë nisur tashmë edhe xhirimet e para, ku marrin pjesë të dy, por edhe kolegë të tyre. Projekti pritet të mbyllet në fund të vitit të ri dhe transmetimi do të nisë sezonin e ardhshëm televiziv.
Në rrjetet e tyre sociale, dyshja është treguar shumë diskrete, duke mos zbuluar detaje të reja nga ky projekt, që i çon në një tjetër nivel. Filmi pritet të jetë komedi, por edhe një histori dashurie e përfshirë nga situata dinamike.
E duke ditur famën që ky çift gëzon, pritet që miniseriali i tyre të ketë një sukses të madh. Por, planet e tyre nuk ndalojnë këtu. Nga ana tjetër, edhe Donaldi po orientohet në një fushë tjetër veç televizionit.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, aktori po hap një studio arkitekture me mikun e tij, aktorin, Blerim Destani. Dy djemtë, që prej kohësh kanë treguar se janë miq të mirë, tashmë i kanë hyrë punës shumë seriozisht.
Studio do të jetë në qendër të “Bllokut”, ku punimet janë drejt përfundimit për të mirëpritur dy personazhet e famshme që do ta drejtojnë. Tashmë mbetet për t’u parë nëse me këtë angazhim të ri të tij, Donaldi do t’i ndërtojë 4 shtëpitë që premtoi kur doli nga “Big Brother”.
Ditët e arta për Borën e Donaldin nuk janë vetën në biznes, por edhe në historinë e tyre 4-vjeçare. Dyshja aktualisht po përgatitet për të marrë edhe një shtëpi së bashku. Pas shumë ulje e ngritjeve, çifti ka vendosur të bashkëjetojë, natyrisht edhe me Arborin.
Planet për shtëpinë e re janë vonuar pikërisht nga angazhimet e shumta që ata kanë në karrierën e tyre, por edhe në biznes. Vetëm pak javë më parë, në rrjet u përfol për një shtatzëni të moderatores.
Një parashikuese tha për “Shqipëria Live” se Bora është shtatzënë, mirëpo, moderatorja i hodhi menjëherë poshtë spekulimet gjatë natës së “DWTS”, duke shuar kështu dyshimet për një shtatzëni të mundshme.
“Më thanë që e kam çun. Për momentin jo, nuk jam shtatzënë…Deri muajin tjetër prisni për një përgjigje tjetër”, tha Bora. Edhe pas kësaj deklarate, prezantuesja bëri që fansat të aludojnë se planet për të zgjeruar familjen mund të jenë shumë të afërta.
Ribashkimi i Borës dhe Donaldit kishte kohë që diskutohej dhe ishin fotot paparacë ato që kishin kapur mat çiftin gjatë të përditshmes së tyre. Por, u desh nisja e sezonit të ri të “Më lër të flas” që ata ta pranonin.
Bora ka qenë e ftuar në programin “Më lër të flas”, ku foli për jetën e saj personale dhe atë profesionale. Në intervistën dhënë përballë të dashurit të saj dhe vëllait të tij binjak, moderatorja zbulon për herë problemet që ata kanë pasur. Duke u ndalur te raporti i saj me Donaldin, Bora rrëfen vështirësitë e problemet.
“Më shumë ziheshim se loznim, më shumë ziheshim se flisnim, një fjalë të mirë nuk ia thoshim njëri-tjetrit”, thotë Donaldi. Sa i përket ribashkimit, Donaldi ka zbuluar se ka qenë ai që e ka marrë hapin e parë duke i shkruar Borës.
Mes të tjerash, Romeo e pyet moderatoren nëse është penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother VIP”. Duke iu rikthyer takimit të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother”, Bora zbuloi se sot bënin një vit që ishin takuar dhe u shpreh se nuk donte të futej brenda, por ishte e detyruar t’i dilte në krah Semit, pasi aludohej se ajo ishte në lidhje me Donaldin.
”As nuk e mendoja që do futesha ndonjëherë në “BBV”. I kisha thënë Semit mos më kërko se nuk ka shanse që të vij. Nuk më kërkoi ajo në fakt. Po, ashtu erdhën situatat. Ishte situatë e krijuar, unë po komentohesha, duke qenë se brenda ishte Semi dhe Donaldi. U aludua për një lidhje të mundshme mes tyre. Duke e pasur Semin shoqe të ngushtë, të gjithë po e shanin, ndërkohë që nuk ishte e vërtetë asgjë nga ato që komentohej. Në ato kushte që ndodhej Semi doja ta ndihmoja, prandaj isha. Pjesa tjetër pastaj, ishte e paplanifikuar.
E dija që mund të ngacmohesha për Donaldin, më parë iu thashë që nuk doja ta takoja, ama nëse kërkon të më takojë, patjetër mbështetjen do ia jepja. Atmosfera ishte e bukur se dhe Donaldi e kishte treguar historinë tonë aty brenda”, tregoi moderatorja. E pyetur nga Romeo nëse ishte penduar që e takoi Donaldin në “Big Brother”, Bora tha se duhet ta kishte menduar më mirë.
Sa i përket tradhtisë së Donaldit me Beatrix Ramosajn brenda BBV, Bora tha se për të ishte e vështirë sepse komentohej çdo gjë.
“Aq shumë! (qesh) Nuk di të them a jam penduar apo jo, por ndoshta duhet ta kisha menduar më gjatë nëse duhej apo jo ta takoja. Nëse do kthehesha pas në kohë. Nëse do isha në atë moment prapë po do thosha, por nëse më pyet sot, do thosha jo, duke e parë se çfarë ka ndodhur gjatë gjithë vitit, Po ta dija sesi do shkonte e gjithë historia. Ka qenë e vështirë se ishte në sy të publikut, dhe u komentuan shumë gjëra personale”, rrëfeu Bora.