Rrethi i Nikopol, në rajonin lindor të Dnipropetrovsk, në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia u bombardua nga ushtria ruse gjatë gjithë natës. Tubacionet e gazit dhe rrjetet elektrike u dëmtuan.
“Rusët bombarduan rrethin e Nikopolit gjatë gjithë natës, por qendra e distriktit u godit më rëndë. Mbi 30 predha armike ranë mbi Nikopol (përballë termocentralit bërthamor) por për fat të mirë njerëzit nuk u lënduan. Dhjetëra shtëpi, ndërtesat e fermave, rrjetet elektrike dhe tubacionet e gazit u dëmtuan” tha shefi ushtarak rajonal Valentin Reznichenko.
Ndërkohë qyteti Kherson mbeti pa energji për shkak të dëmtimit të linjave të energjisë nga bombardimet ruse.