Bombardimet e NATO-s në ‘99-ën për Kosovën: ç’kërkon Rusia nga SHBA?

min lexim

Pas miratimit të një rezolute që Rusia t’i paguajë reparacionet Ukrainës, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara tani duhet t’i bëjë thirrje SHBA-së që të paguajë dëmshpërblime ndaj Koresë, Vietnamit, Irakut, Jugosllavisë dhe vendeve të tjera, tha zëvendëspresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

“Ata duhet të miratojnë të njëjtin rekomandim për të paguar dëmshpërblimet e plota që SHBA i shkaktoi Koresë, Vietnamit, Irakut, Jugosllavisë dhe shumë vendeve të tjera që vuajtën nga amerikanët dhe NATO-ja”, shkroi Medvedev mbrëmë në kanalin e tij Telegram, duke komentuar votimin në OKB për rezolutën që njeh domosdoshmërinë e krijimit të një mekanizmi që Rusia t’i paguajë Ukrainës dëmshpërblimet e luftës.

Në rastin e dytë, “duket si fillimi i agonisë së Kombeve të Bashkuara si një institucion kyç ndërkombëtar për pajtim”, theksoi ai.

Sipas tij, rezoluta duhet të legalizojë planet e Perëndimit për të përdorur asetet e ngrira të Rusisë.

“Anglosaksonët po përpiqen qartë të krijojnë një bazë ligjore për vjedhjen e fondeve ruse të kapura ilegalisht,” shtoi Medvedev. /tesheshi.com/

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Finlanda pa yllin e parë vjen në Shkup

Story i radhës

ASH: Të kapen dhe dënohen sulmuesit e të rinjve shqiptarë në Kumanovë

Të fundit nga