bomba nga koha e luftes se pare boterore i shperthen ne duar nderron jete 56 vjecari dyshohet se 6967d5d548a78

Bomba nga koha e Luftës së Parë Botërore i shpërthen në duar, ndërron jetë 56-vjeçari, dyshohet se…

January 14, 2026
1 minut lexim

Një shpërthim fatal ndodhi në provincën e Trevisos në Itali, ku një burrë humbi jetën pasi një bombë e Luftës së Parë Botërore i shpërtheu në duar.

Viktima është identifikuar si Attilio Frare, 56 vjeç, një koleksionist relikesh lufte.

Sipas informacioneve paraprake, 56-vjeçari, i cili kishte precedentë penalë, dyshohet se kishte gjetur dhe sjellë ilegalisht në banesën e tij një mjet shpërthyes të mbetur nga Lufta e Parë Botërore. Teksa po e manipulonte bombën në një magazinë veglash, ajo shpërtheu papritur, duke e vrarë në vend.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit, ekipet mjekësore dhe ndihmësit e emergjencës me ambulanca, automjet mjekësor dhe helikopter. Ndërhyrja u bë edhe për të ofruar ndihmë personave të tjerë që ndodheshin pranë në momentin e shpërthimit, megjithëse ende nuk është konfirmuar nëse ka të lënduar.

Skuadra e specializuar e çmontimit të bombave e Karabinierëve siguroi zonën përpara nisjes së hetimeve, pasi në ambient janë gjetur edhe mbetje të tjera potencialisht të rrezikshme.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit dhe për të verifikuar nëse në banesë ndodhen edhe mjete të tjera shpërthyese.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shba ja ngrin procesimin e vizave per kosoven shqiperine dhe 73 vende tjera 6967d5be68c09
Lajmi i mëparshëm

SHBA-ja ngrin procesimin e vizave për Kosovën, Shqipërinë dhe 73 vende tjera

kane lidhje me mafien shqiptare sekuestrohen 6 8 ton droge ne venezuele ministri cabello lufte kunder trafikut te kokaines 6967d7881abd0
Lajmi i radhës

“Kanë lidhje me mafien shqiptare”/ Sekuestrohen 6.8 ton drogë në Venezuelë, ministri Cabello: Luftë kundër trafikut të kokainës

Të fundit nga

Luana zbulon asetet, pak më shumë se që duhet

Luana Vjollca ka një trup perfekt. Moderatorja ka publikuar disa fotografi me bikini dhe duket më e nxehtë se kurrë. Duuke përshkruar dhe ndërruar pozat e saj, aksidentalisht Luana ka nxjerrur thithkat
ShkoLartë