Boksieri mitrovicas Adrian Maliqi Ratz rikthehet në ring me fitore ndaj serbit të BeH Dragan Dragojeviç

min lexim

Boksieri me prejardhje nga Mitrovica Adrian Maliqi Ratz ka shënuar fitore në përballjen me boksierin serb nga BeH Dragan Dragojeviç me vendim unanim të gjyqtarëve , kjo fitore ka vlerë të dyfishtë pasi ndodhi pas pauzës mbi 1 vit e gjysmë të Adrianit për shkak të një lëndimi sikurse edhe për shkak prejardhjes serbe të rivalit të tij.

Ky është dueli i 17 në boksin profesional në kategorinë e mesme për boksierin mitrovicas Adrian Maliqi, prej të cilave ka përplot 15 fitore, 12 prej të cilave ne nokaut dhe ka pësuar dy humbje dhe ato në fillim të rrugës profesioniste.

Dueli ishte shumë rivalizues, u shkëmbyen shumë goditje, por ishte boksieri shqiptar ai që kontrolloi dhe diktoi ritmin e duelit, ndonëse serbi Dargojeviç ishte me më shumë përvojë dhe përpiqej të hynte në “klinq” dhe të boksonte nga afër, por Maliqi nuk e lejoi duke goditur vazhdimisht.

Image

Pamje nga meçi

 

“Ishte një përballje jo e lehtë, ndaj një boksieri me përvojë, aq më parë që dueli erdhi pas një pauze relativisht të gjatë, mirëpo mënyra e përgatitjes së duelit ka dhënë rezultat, pasi lufta nga distanca dhe goditjet e vazhdueshme rezultuan me fitore” tha Maliqi, që falënderon stafin e trajnerëve ku stërvit, po ashtu edhe shikuesit dhe familjen për mbështetjen e vazhdueshme.

Boksieri nga Mitrovica që jeton me familje në Gjermani, mban shumë tituj kampioni në kiksbox dhe disa titujve në boksin amator, tash disa vite po rrugëton në boksin profesionist.

Në duelin me serbin ai ishte më i motivuar se kurrë, duke dëshmuar jo vetëm teknikë, përqendrim por edhe goditje që ishin fatale për boksierin serb.

Kjo fitore i hap rrugën Adrianit për duele tjera në luftën për hyrje në mesin e boksierëve më të mirë në kategorinë e mesme dhe synimin që ka titullin kampion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nga e mërkura fillon procesi arsimor në vend

Story i radhës

Si të rrisim vetëvlerësimin? 7 këshilla të dobishme për të rriturit dhe fëmijët

Të fundit nga