Liridon Fazliu e ka shënuar një fitore mjaft speciale dhe të ëmbël.
Boksieri i Kosovës e ka mposhtur në fakt kundërshtarin serb, Stefan Markoviq.
Fazliu e nokautoi serbin në raundin e tretë, me ç’rast festoi me flamur kombëtar shqiptar dhe me një kapelë të UÇK-së.
Festa e ekipit të Fazliut, por edhe e tifozëve ka vazhduar edhe jashtë palestrës për disa orë.
“Të them drejtën nuk kam prit se do ta mposhti me KO pasi kundërshtari ka shumë përvojë, mirëpo fakti që ishte serb mua më motivoi më shumë dhe doja që ta goditja fort dhe të përfundoj ndeshjen me KO një gjë që e arrita në rundin e 3-të.
Falënderoi të gjithë që më mbështetën në këtë ndeshje si dhe familjen dhe sponzorat që po rrinë gjithnjë afër meje”, ka thënë Fazliu.