Është mbajtur takimi teknik për boksin në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, në të cilin ishte i pranishëm, sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Besim Aliti.
Aliti, që ishte i pranishëm në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, u përcjelli të pranishmëve përshëndetjet e kryetarit të këtij komisioni, derisa foli për organizimin, duke iu kërkuar ndjesë ekipeve nëse kanë hasur në probleme teknike në ditët e fundit.
Boksi nis garat nesër, ndërsa para takimit u hodh edhe shorti.
Boksieri Patriot Behrami përballet nesër me Hamza El Barbari të Marokut, ndërsa vëllezërit Shpetim dhe Bashkim Bajoku, si dhe Lorent Murati, garojnë më 29 qershor.