Boksi nuk do të jetë pjesë e Lojërave Olimpike duke filluar që nga edicioni i vitit 1928 në Los Anxhelos.
Ky është vendimi që ka marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar i cili ka bërë të qartë se rrethanat që çuan në këtë vendim për një prej sporteve që cilësohet nga ato të gjenezës së Olimpiadave, ka ardhur si pasojë e skandaleve të njëpasnjëshme.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar mori vendimin pasi ka dyshime të bazuara për manipulime në aktivitetet e mëparshme si dhe keqqeverisjen e Shoqatës Ndërkombëtare të Boksit (IBA). Një hetim i pavarur gjatë vitit të kaluar për ndeshjet e Lojërave Olimpike në Rio de Zhaneiro, solli në konkluzionin se ishin manipuluar një sërë ndeshjesh si mes femrave, ashtu edhe mes meshkujve në pesha të ndryshme në këtë aktivitet.
IBA bëri të ditur se ka filluar menjëherë reformat e nevojshme në mënyrë që të ketë transparencë dhe që sporti i boksit të pastrohet, por dyshimet e Komitetit Olimpik vazhdojnë të jenë të mëdha.
Fakti se rusi Umar Kremlev është zgjedhur përsëri në kreun e IBA, kishte shtuar zërat për përjashtimin e saj nga aktivitetet olimpike.
Megjithatë, është lënë një rrugë për kthimin e këtij sporti në Olimpiadë nëse do të merren reformat e duhura brenda disa afateve dhe të largohen figurat e dyshimta në sferat drejtuese.