Bokserja Donjeta Sadiku shpërblehet nga shteti

Sot në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku do të organizohet ceremonia për dhënien e shpërblimit shtetëror për boksieren Donjeta Sadikun, fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror të boksit që u mbajt në Stamboll.  

Në këtë ceremoni të pranishëm do të jenë edhe Kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi dhe drejtuesit e Federatës së Boksit të Kosovës.

Ministri Çeku dhe të pranishmit do të mbajnë edhe konferencë për media.

Boksierja Sadiku, ia ka siguruar Kosovës medaljen e bronztë pasi e ka mposhtur Wu Shih nga Taipei, në çerekfinalen e kategorisë 60 kilogramë në Kampionatin Botëror që u mbajt në Stamboll të Turqisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Horoskopi 23 maj 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Story i radhës

Hapet shkolla e re e muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë

Të fundit nga