Bojan Jovanovski “Boki 13” i dënuar për rastin “Zhvatja” sot nga burgu është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, njofton “A1on”.
Gjendja shëndetësore e “Boki 13” është përkeqësuar, raportohet se ka probleme kronike shëndetësore me stomakun.
Për momentin nuk dihet diagnoza e tij, por sipas avokatit Sashko Dukovski, ekziston mundësia që ai t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.
Paraprakisht ishte bërë e ditur se Jovanovski është zhvendosur nga pjesa e burgut gjysmë të hapur në pjesën e mbyllur të burgut në “Idrizovë”.
Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”, u dënua me nëntë vjet burg për aferën e famshme “Zhvatja”.