“Boki 13” dënohet me nëntë vite burg, Remenski shpallet e pafajshme

April 7, 2022
1 minut lexim

Bojan Jovanovski “Boki-13”, sot është dënuar me 9 vite burg për rastin “Lidhja Ndërkombëtar”. Jovanovski u dënuar për “mashtrim dhe larje parash”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ai është fajtor sepse ka kryer vepër penale mashtrim dhe larje parash”, tha gjyqtarja Sofçe Gavrilovska.

E akuzuara Jasna Ercegoviq është dënuar me 4 vjet burg, ndërsa Frosina Remenski është shpallur e pafajshme.

“Prokurori publik nuk ka vërtetuar se e akuzuara Remenski ka kryer vepër penale për të cilën është ndjekur”, tha gjyqtari.

E e akuzuara Hristina Blazhevska është dënuar me një vit burg, ndërsa babai i Jovanovskit, Mile Jovanovski është dënuar me dy vite burg me kusht.

Prokuroria pretendoi se në këtë rast dy biznesmenët Siljan Micevski dhe Ardian Amzoski janë mashtruar me projektet për ndërtimin e Qendrës Evropiane për të rritur dhe shërbime mobile dhe kanë dhënë gati një milion euro (Micevski në shumën prej 719.905 dhe Amzoski 233.821 euro)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kovaçevski:Rrogat në arsim janë rritur për 21%, dialogu me sindikatat vazhdon dhe do të ketë zgjidhje

Story i radhës

KRRE sot sjellë vendimin për çmim të ri të naftës

Të fundit nga

Flick me fjalë të mëdha për Pedrin

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick nuk kurseu fjalët e mira për yllin e tij, Pedrin. Ndonëse humbën në derbi ndaj Atletico Madridit, Pedri kishte shënuar gol dhe Flick lavdëroi spanjollin për paraqitjen
ShkoLartë