Bokeli gjunjëzohet, skuadra shqiptare kryeson në Ligën e Dytë të Malit të Zi

Lajmi më i miri i ditës së sotme është fitorja e thellë e skuadrës shqiptare Otrant Olympic dhe humbja e Bokelit nga Kotorri, në takimin e javës së 31-të të Ligës së Dytë të Malit të Zi në futboll. 

Nga sot ndryshoi kreu i tabelës, nuk prin më skuadra malazeze por ajo shqiptare, Otrant Olympic nga Ulqini.

“Pas javës së 31-të në Ligën e Dytë të Malit të Zi, Otrant Olympic doli sërish në krye të kampionatit.

Skuadra nga Ulqini e ka mposhtur Llovçenin e Cetinës me rezultat 4:1.

Kjo do të thotë se në dy ndeshjet e fundit skuadra e

Dejan Vukiçeviqit ka shënuar tetë gola dhe ka pësuar vetëm një.

Përveç faktit që Kom fitoi si mysafir ndaj Bokelit, Otrant Olympic doli sërish në krye të tabelës. Otrant ka gjithsej 69 pikë, pra një më shumë se Bokeli.

Otrant më 28 prill do të luajë kundër Iskrës në Danilovgrad”, – shkruan media malazeze “Ul.info”.

Story i mëparshëm

Prirja drejt ateizmit në SHBA

Story i radhës

Polonia, e gatshme të kthejë në Kiev ukrainasit që të shërbejnë në ushtri

Të fundit nga