Bojmacaliev: Mbrërrijnë formularët, janë ndërruar mbi 1.3 milionë pasaporta

DOKUMENTET E UDHËTIMIT

Kanë mbërritur 20.000 formularë, deri në fund të muajit do të mbërrijë edhe një dërgesë tjetër – ka deklaruar Zv/Ministri i Brendshëm plotësues, Mitko Bojmacaliev, gjatë vizitës në Policinë e Kumanovës.

Sipas tij, deri tani janë dorëzuar mbi 1.3 milion pasaporta. Ai ka mohuar zërat për sabotime në Ministrinë e Brendshme.

“Askush askend nuk e saboton në këtë ministri. Ditën kur u bë pranim-dorëzimi midis Ministrave Spasovski e Toshkovski, mbërritën 50.000 formularë, para disa ditëve arritën edhe 20.000, s`ka sabotime. Deri në fund të muajit presim një dërgesë më të madhe, gjithashtu edhe gjatë qershorit” – tha Mitko Bojmacaliev, zv/ministër i Brendshëm plotësues.

Lidhur me informacionet se një pjesë e vendeve lejojnë hyrjen me dokumentet e vjetra të udhëtimit, Zv/Ministri plotësues tha se vendet duhet të kenë qëndrimin e tyre, duke iu bë thirrje qytetarëve që të nxjerrin dokumentet me emrin e ri kushtetues të vendit.

Story i mëparshëm

Everything you need to know about virtual sports betting: A guide for beginners

Story i radhës

​Protestojnë punëtorët e sigurimit fizik në KEK, duan të jenë pjesë e kompanisë e jo nga ato private

Të fundit nga