bojkotohet mesimi ne universitetet e korces studentet ne proteste paqesore 6ad8738abc6ca

Bojkotohet mësimi në universitetet e Korçës, studentët në protestë paqësore

October 21, 2026
1 minut lexim

Këtë të mërkurë ka nisur bojkoti i mësimit edhe në qytetin e Korçës pasi paraqitja e studentëve në universitet ka qenë në një numër të ulët.

Sipas gazetarit të Euronews, Xhensil Shkëmbi, në orën 10 përballë Pallatit të Sportit do të ketë një grumbullim të të rinjve, njoftim i bërë nga Këshilli Studentor i Universitetit të Korçës.

Ndryshe nga herët e tjera, ku revoltat studentore janë shoqëruar me përplasje dhe shoqërime, këtë herë studentët e Korçës lajmërojnë bojkot dhe protesta jo të dhunshme drejt policisë apo bizneseve.

Ndërkohë, njoftohet gjithashtu se, nëse do të ketë përplasje nga gjimnazistët apo nxënësit e klasave të 9-vjeçares, studentët do të largohen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ndalet nje automjet ne gjilan dyshohet per kontrabandim te dy qengjave dhe nje motori veture 6ad8732016bd7
Lajmi i mëparshëm

Ndalet një automjet në Gjilan, dyshohet për kontrabandim të dy qengjave dhe një motori veture

te gjithe pasagjeret dhe ekuipazhi u shpetuan pasi nje traget u perfshi nga flaket prane nje porti ne indonezi 6ad873bbe6a4c
Lajmi i radhës

Të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u shpëtuan pasi një traget u përfshi nga flakët pranë një porti në Indonezi

Të fundit nga

ShkoLartë