Boçvarski në një takim pune me ministrin austriak Amon dhe ambasadorin Pamer

min lexim

Realizimi i projekteve kapitale në ndërtim dhe përmirësim të infrastrukturës së përgjithshme në shtet, ishin temë e bisedës në takimin e sotëm të punës në Shkup mes ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski dhe ministrit krahinor të Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare, Arsim dhe Burime Njerëzore i Stirisë, Verner Amon dhe me ambasadorin sapoemëruar të Austrisë në vend, Martin Pamer.

“Më vjen mirë që Austria, si anëtare e BE-së ofton mbështetje të vazhdueshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Takimi i sotëm me ministrin krahinor austriak, Amon dhe ambasadorin Pamer vetëm e vërteton këtë. Takimin e shfrytëzova për të biseduar për projektet kapitale dhe rëndësinë e tyre të madhe për rajonin. Gjithashtu i njoftova ministrin dhe ambasadorin me projektet e mëdha kapitale dhe atë që planifikojmë të realizojmë në fushën e infrastrukturës dhe sektorit të transportit. Në vend ka një numër të madh të kompanive austriake që punojnë dhe bashkëpunojnë me kompanitë vendore dhe besoj se një bashkëpunim i tillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Boçvarski pas takimit.

Ai, siç tha, i ka njoftuar ministrin krahinor dhe ambasadorin austriak me projektet madhore infrastrukturore që janë duke u realizuar në Korridorin 8, Korridorin 10 dhe 10-d, si korridore kryesore evropiane në rajon për të cilat Bashkimi Evropian ofron mbështetje.

Boçvarski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut në pjesën e politikës së transportit në vazhdimësi e harmonizon legjislacionin me atë të Bashkimit Evropian.

Në takim u hap çështja e ndërtimit të hekurudhës në pjesën lindore të Korridorit 8, si dhe projekteve të tjera kapitale me të cilat vendi merr pjesë si partner i barabartë në përforcimin ekonomik të rajonit.

Boçvarski shprehu falënderim për bashkëpunimin e deritanishëm dhe e theksoi nevojën e intesifikimit të një bashkëpunimi të tillë edhe në periudhën e mëtejshme.

Story i mëparshëm

Mbështeti Palestinën, revista “Playboy” merr vendimin drastik për Mia Khalifën

Story i radhës

Radeski dhe Radiq vazhdojnë me Struga Trim Lum

Të fundit nga