Boçvarski: Gjithkund është rritur çmimi i pikëpagesave rrugore, tek ne ende jo

December 20, 2022
min lexim

Shkup, 20 dhjetor – Në këtë moment nuk kemi bërë analizë shtesë se në cilin drejtim duhet të shkojnë çmimet nëpër pikat pagesore. Në rajon, në disa vende çmimet e pikave pagesore rriten, tek ne mbeten të njëjta, tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski në pyetjen e gazetarëve se a do të ketë rritje të çmimit të pikave pagesore.

 

Sipas tij, në këtë moment është e rëndësishme të vazhdojë ndërtimi dhe rehabilitimi i infrastrukturës rrugore me dinamikë të fuqishme për të kapur hapin me vendet e zhvilluara evropiane në fushën e infrastrukturës rrugore.

Boçvarski tha se po jepet kontribut i fuqishëm përmes realizimit të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, diçka që siç tha ai, “do të vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen, por nuk duhet vënë në pikëpyetje likuiditeti i Ndërmarrjes Publike, por edhe i mjeteve buxhetore për të vazhduar realizimin me dinamikë të fuqishme të tyre”.

Ministri i Transportit thekson se goditjet e çmimeve shkaktuan probleme në të gjithë sistemin e ndërtimit dhe ndërtimtarisë. Kjo sipas tij është ndjerë më së shumti në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, sepse gjatë këtij viti oscilojnë dhe u rritën në mënyrë enorme çmimet e materialeve të ndërtimit, hekurit, asfaltit, betonit.

“Dhe kjo krijoi problem në realizimin e projekteve kapitale, por ne në asnjë moment nuk ndaluam asnjë projekt për shkak të këtij problemi apo rritjes së çmimeve, sepse ruhet likuiditeti i NP për rrugët shtetërore… “, tha Boçvarski i cili në konferencë për media shtoi se është shpallur thirrje për subvencionimin e linjave të reja ajrore.

Ai numëroi investimet aktuale dhe të ardhshme dhe theksoi se në masë të madhe realizohen me financat nga pagesa e taksës rrugore. Investimi në autostradën e Korridorit 8 nga Kërçova në Ohër arrin 600 milionë euro, në rrugën ekspres Gradsko drejt Prilepit mbi 50 milionë euro, në drejtimin rrugor të Pletvarit e cila është përfunduar është mbi 5 milionë euro, ndërsa 66 milionë euro në rrugën ekspres Shtip-Radovish e cila poashtu përfundoi sivjet.

“Plani për vitin e ardhshëm është hapja e ndërtimit, nëse arrihet marrëveshje me kompaninë Behtel të mbi 120 kilometrave autostrada të reja. Kjo do të thotë se shteti duhet të ndjekë dinamikën e ndërtimit të infrastrukturës rrugore që të mund edhe në rajon të jemi më të mirët sa i përket infrastrukturës rrugore, sepse nga ana jonë kryqëzohen dy korridore të rëndësishme rrugore, Korridori 10 dhe Korridori 8. Tashmë kemi marrë mbështetje nga BE-ja për Korridorin 8 i cili vetëm pak javë më parë është përfshirë në hartën e korridoreve kryesore, ndërsa më parë ishte vetëm në hartën e korridoreve dytësore”, tha Boçvarski.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

4 mënyra për të kapërcyer mendimet negative dhe të menduarit e tepërt

Story i radhës

Ramadani: E ardhmja ime te Gjilani vendoset në fund të javës

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë