Boçvarski: Do të kërkojmë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin e gazsjellësve

May 9, 2022
1 minut lexim

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve me ribalancin e paralajmëruar të Buxhetit do të kërkojë 300 milionë denarë shtesë për ndërtimin e infrastrukturës së gazsjellësit, investim i cili sipas ministrit kompetent Bllagoja Boçvarski, shënon realizim mjaft të mirë. Mjete shtesë, ky resor do të kërkojë për të gjitha fushat ku ka realizim të mirë të investimeve kapitale.

Boçvarski sot deklaroi se me ribalancin e Buxhetit pret që Ministria e Transportit në pjesën më të madhe t’i mbajë mjetet për ndërtimin e infrastrukturës dhe deri në fund të vitit ta ngritë përqindjen e realizimit të investimeve kapitale.

“Rreth 300 milionë denarë do të kërkojmë plotësisht për ndërtimin e gazsjellësit, sepse atje do të kemi edhe një procedurë për ndërlidhësin me Greqinë gjatë krizës energjetike. Ndërtimi i gazsjellësve është nga vlera e madhe në shtet”, deklaro Boçvarski, në pyetjen e gazetarëve pas fillimit të fushatës për rritje të sigurisë në vendkalimet hekurudhore.
Nuk është dëm, porositi ministri i Transportit dhe Lidhjeve, të plotësohen mjetet që të zvogëlohet ndikimi i krizës energjetike përmes zhvillimi të infrastrukturës së gazsjellësit.

Sipas Boçvarskit, gjtihmonë gjatë ribalancit të Buxhetit bëhen përpjekje që të mbahen mjetet për infrastrukturën me qëllim që të investohet sa më shumë për shkak të përfitimeve të shumta për shtetin dhe për qytetarët.

“Në fazën e ribalancit të Buxhetit jemi dhe do të kërkojmë mjete, për ndërtimin e gazsjellësve, ku kemi realizim realisht mjaft të mirë. Sepse kudo që kemi një realizim të mirë do të kërkojmë mjete shtesë, nuk është për të ardhur keq nëse investojmë në infrastrukturë, ndaj pres që të gjitha mjetet e destinuara për ndërtimin e infrastrukturës të mbahen në pjesën më të madhe për t’i investuar dhe deri në fund të vitit ta rrisim përqindjen e realizimit”, deklaroi Boçvarski.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zv/drejtori Selami: Jemi një hap përballë derës së madhe europiane

Story i radhës

Fluks veturash në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut! Pritet deri në 30 minuta

Të fundit nga

ShkoLartë