Boçvarski dhe Milevski në Sofje, nesër nis linja e parë ajrore Shkup-Sofje

Vazhdon të intesifikohet dialogu mes grupeve punuese të Maqedonia së Veriut dhe Bullgarisë meqëllim të rikthimit të besimit por edhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve. Për këtë qëllim ministri i transportit dhe lidhjeve, Bllagoja Boçvarski dhe ai I pushtetit lokale, Goran Milevski, kanë udhëtuar në Sofje, ku me homologët e tyre si pjesë e grupeve të punës, do të punojnë në avansimin e raporteve mes dy shtetve. Temat që po diskutojn pjesmarrësit kanë të bëjnë me avansimin e transportit, lidhjen infrastrukturore mes dy vendeve, energjetikën si dhe politikën rajnale. Si hap i parë konkret në këtë drejtim është vendosja e linjës ajrore, Sofje– Shkup.

“Këtë që po e bëjmë ka për qëllim përmirsimin e komunikimit, lidhjet mes qytetarëve, komunave por edhe ekonomisë mes dy shteteve. Kështu të mund të ofrojm më shumë mundësi për qytetarët. Nesër do të kthehemi me fluturimin Shkup- Sofje dhe atje do të diskutohet për temë e transportit ajror, mundësitë për lidhjen e ardhshme me linjën ajrore sofje shkup dhe natyrisht do të flitet për një destinacion tjetër të tretë. Këto janë çështje që konkretisht janë të drejtuara drejt ardhmërisë dhe jetës më të mirë për qytetarët.”, tha Bllagoja Boçvarski, ministri i Transportit dhe Lidhjeve.

Me fluturimin e parë në Shkup do të vijë delegacioni maqedonas dhe Bullgarë i kryesuar nga ministri i transportit Blagoj Boçvarski dhe homologu i tij bullgar, si dhe operatorë turistikë nga të dy vendet. Aktivitetet do të vazhdojnë me një takim në Klubin e deputetëve ku duhet të shqyrtohen mundësitë dhe të përcaktohen detajet për trafikun e ardhshëm të linjës ajrore, i cili sipas njoftimeve do të jetë i rregullt nga muaji i ardhshëm. Në të njëjtën kohë, duhet të përcaktohen paketa turistike që do të ndihmojnë në rritjen e numrit të vizitave të ndërsjella të turistëve nga të dy vendet.

Të dyja qeveritë kanë formuar katër grupe të reja pune – për ekonominë, infrastrukturën, për integrimin evropian dhe për politikat e gjelbra dhe kulturë, shkencë dhe arsimi. Çështjet historike do të shqyrtohen nga Komisioni i përbashkët tashmë ekzistues maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore. Është planifikuar që çdo javë të mbahet një takim me njërin prej këtyre grupeve, ku secili në sferën e tij do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: Rreth 7.000 familje do të përfitojnë mbështetje financiare për faturat e energjisë elektrike

Story i radhës

Kuvendi i Maqedonisë votoi “për” miratimin e Propozim-ligjit për pagë minimale

Të fundit nga