6
Kriva Pallanka, 4 janar – Ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve në kohën e LSDM-së, tani deputet, Bllagoj Boçvarski, tha se ndihet krenar me përfundimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë dhe se është projekt i LSDM-së dhe se ajo ishte 90% e përfunduar deri në kohën e zgjedhjeve.
“Me krenari ndajmë lajmin për përfundimin e autostradës Stracin – Kriva Pallankë.
Ky projekt ka filluar nga LSDM në vitin 2018 dhe mbi 90% është realizuar tashmë nga mesi i vitit 2024.
Është një projekt strategjik, një investim strategjik që është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit verilindor dhe do të kontribuojë dukshëm në përmirësimin e lidhjes, rritjen dhe zhvillimin ekonomik, si dhe cilësinë e jetës së qytetarëve të Kriva Pallankës dhe zonë përreth.
Po të mos ishin bllokadat e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, kjo rrugë do të mund të ishte përfunduar shumë më herët gjatë vitit 2024.
Fatkeqësisht, dhe vetëm për qëllime të tyre politike, deputetët e opozitës së atëhershme OBRM-PDUKM e bllokuan këtë projekt si opozitë. Asokohe në Komisionin për financim dhe buxhet të OBRM-PDUKM-së, me muaj të tërë ishte ngecur Projektligji për grantin prej 14 milionë eurosh, që nevojiteshin për përfundimin e kësaj rruge eksprese.
Mirëpo, sot flitet për rrugë të përfunduar dhe nesër qytetarët do të mund të ndjejnë përfitimet e projekteve strategjike të filluara në kohën e qeverisjes së LSDM-së”, tha Boçvarski.
BURIMI: zhurnal.mk