Boçi kundër Berishës për Presidentin: Asnjë vendim pa pyetur Grupin Parlamentar

April 2, 2022
1 minut lexim

Luciano Boçi është një tjetër deputet ndër radhët e demokratëve që rreshtohet kundër Berishës, lidhur me çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Në një postim në Facebook Boci thekson së asnjë vendim nuk merret pa u pyetur më parë grupi parlamentar i PD.

“Çështja e zgjedhjes së Presidentit është një çështje thelbësore e shtetit dhe e marrëdhënieve politike midis mazhorancës e opozitës.

Rama mund ta zgjedhë e ta uzurpojë me votat e tij insititucionin e fundit të pa rënë në duart e tij, por ai s’mund të ketë mbështetjen e opozitës as dhe t’i shmanget kundërshtisë politike në opinion nga opozita, nëpërmjet gjoja “axhendave parlamentare”. Askush nuk ka të drejtë të parapërcaktojë individualisht, pavarësisht pozicionit, mënyrat dhe rrugët e reagimit të Partisë Demokratike.

Çdo vendimarrje duhet të jetë kolegjiale. Së pari ajo i nështrohet diskutimit në Kryesinë e Grupit parlamentar. Çdo qëndrim apo deklaratë jashtë kësaj vemdimmarrje, është krejtësisht individuale dhe si e tillë e pa vlerë”, shkruan Boçi.

Zgjedhjet presidenciale në vendin tonë kanë sjellë nje betejë tjetër mes grupimeve opozitare, ku gjatë një dalje publike një natë më parë, Berisha i shqetësuar tha se “Lulzim Basha ka thënë se do të jetë kandidat për president”.

Edhe nëse nuk është Basha, si kandidat, emri i ardhshëm i presidentit mund të kalojë përmes votave të grupit të tij.

Megjithëse humbi çdo betejë, brenda dhe jashtë partisë, Lulzim Basha sot ka disa deputetë të rreshtuar pas tij. Kaq numra do të mjaftonin që presidenti i ri të zgjidhej që në raund të parë. Por ndërkohë edhe një grup tjetër deputetësh demokratë, megjithëse kritikë ndaj Bashës pas disfatës së 6 marsit, nuk janë rreshtuar me Berishën, përkundrazi, kanë qenë të ashpër ndaj tij.

Vota për presidentin e Republikës do të jenë një test tjetër për vlerën reale të fitores së Sali Berishës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Florian Marku – Chris Jenkins, këtu mund ta shikoni meçin e madh

Story i radhës

Liqeni mbushet me bërllok, Gjakova ndalon Radoniqin

Të fundit nga

ShkoLartë