Martina Stojkovi nga Shkupi është fituesja e dytë e BMW X1 nga bonus loja “RROTULLO EKO SKUTER”. Marjana Stanojkovska dhe ekipi i Lotarisë shtetërore i’a dorëzuan çelësat e veturës së re Stefanisë, motrës së Martinës, para ekspozitës M-Car në Shkup.
Fituesja me fat e makinës së bukur BMW X1 thotë se çdo ditë argëtohet me lojërat e fatit të Lotarisë shtetërore. Dëshmi e këmbënguljes së saj janë fitimet e mëparshme më të vogla që ajo bëri nga shorti i çastit. Edhe pse Martina nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimit për arsye të justifikuara, në një bisedë telefonike ajo na tregoi pjesëmarrjen e saj në bonus lojën“RROTULLO EKO SKUTER”. Përkatësisht, Martina përmes veb-faqes së Lotarisë shtetërore www.loto.mk ka regjistruar mbi 100 tiketa jofitimprurëse të instant tiketave Eko skuter. Dëshira e saj për të vozitur BMW daton që një vit më parë, kur kaloi testin e shoferit. Ditën e shortit, Martina dhe familja e saj nuk mundën të shikonin Lotto 7 pasi që po rinovonin shtëpinë, kur papritur miqtë e ngushtë i telefonuan Martinës për ti treguar se emri i saj u shfaq në ekranin e televizionit pasiqë ajo kishte fituar shortin elektronik.
Një rastësi e bukur është ditëlindja e Martinës ditën e nesërme, ndaj siç thotë ajo, kjo makinë tërheqëse është në fakt një përmbushje e një urimi për ditëlindje.
E gëzuar për fitimet, ajo me këmbëngulje i uroi të gjithë lojtarëve të lojërave të fatit të Lotarisë shtetërore, të mos dorëzohen kurrë sepse nuk e dimë se kur do të na buzëqeshë fati.
Lotaria shtetërore përmes bonus lojës “RROTULLO EKO SKUTER” shpërbleu rreth 2.300.000 denarë dhe dy vetura BMW X1, nga të cilat e para vozitet në Tetovë, ndërsa e dyta do të vozitet nëpër Shkup.
Së shpejti ju përgatisim edhe shumë surpriza tjera, mjafton të na ndiqni në rrjetet sociale. Ndoshta ju do të jeni historia tjetër e lumtur që do të tregojmë.
Të fundit nga
Një burrë ka rrëfyer se është ndarë me gruan e tij, pasi kjo e fundit e
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se PDK është kritiku për diskurs të butë ndaj partisë në
Veç bonusit, të moshuarit dhe kategoritë e tjera përfituese në vend mund të marrin një pension
Një situatë e pazakontë ka ndodhur në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht në Komisionin për
1 Shkup, 14 nëntor – Gjykatësi Osman Kadriu në emisionin Inside21 ku po diskutoheshte për sistemin