bmw me video te re tregojne si mund te tingelloje motori i m3 se re elektrike 67b1b6f93ab57

BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike

February 16, 2025
1 minut lexim

BMW-ja gjermane po planifikon të prezantojë së shpejti M3 tërësisht elektrik, dhe tashmë kanë bërë të ditur se si duhet të tingëllojë kjo veturë.

Videoja e fundit tregon ecurinë e ekipit inxhinierik, kur bëhet fjalë për “tingullin e motorit” të rremë të modelit të ri M3.

Nga fundi i videos, mund të shihen disa inxhinierë që tregojnë M3 të ri duke përshpejtuar, dhe ajo që supozohet të imitojë tingullin e një motori SUS mund të dëgjohet përmes altoparlantëve.

Ndoshta ky tingull ndryshon nëse vetura përshpejton më shumë, dhe ndoshta BMW do të zgjedhë “ndërrim të rremë të marsheve”, siç bëri në modelin Hyundai Ioniq 5N.

Tre video që supozohet të promovojnë veturën e re janë publikuar nga departamenti BMW M vetëm gjatë muajit dhjetor, kështu që me siguri do t’i shohim sërish derisa modeli të prezantohet zyrtarisht për opinionin.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne spanje per referim ankese ka bere edhe alavesi 67b1b60bdb7bf
Story i mëparshëm

Në Spanjë për referim ankesë ka bërë edhe Alavesi

aksident fatal ne greqi 15 vjecari humb jeten tre te plagosur 67b1b990e096e
Story i radhës

Aksident fatal në Greqi: 15-vjeçari humb jetën, tre të plagosur

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë