Rusia po përdor raketa kundër anijeve si pjesë e një sulmi tokësor dytësor, për shkak të pakësimit të rezervave të armëve moderne, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.
Ndërsa, Rusia i ka hedhur poshtë raportet e rregullta britanike duke i quajtur ato si propagandë.
Shërbimet sekrete britanike thanë se arma që goditi qendrën tregtare në Kremenchuk më 27 qershor ka të ngjarë të ketë qenë një raketë kundër anijes KH-32 e cila nuk është e optimizuar për të goditur me saktësi objektivat tokësore.
“Sulmet e fundit në një bllok apartamentesh pranë Odesës thuhet se kanë përfshirë një raketë KH-22, e cila është edhe më pak e saktë”, tha ai.