BM: Rusia pëson humbjet më të rënda që nga java e parë e luftës

Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar humbjet më të mëdha të ushtarëve që nga java e parë e luftës kundër Ukrainës, sipas analizave më të fundit të shërbimit sekret britanik të mbrojtjes.

“Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka të ngjarë të ketë pësuar shkallën më të lartë të viktimave që nga java e parë e pushtimit të Ukrainës”, shkroi Ministria britanike e Mbrojtjes duke cituar shifrat ditore të publikuara nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.

”Edhe pse Londra nuk mundi të verifikonte shifrat, tendencat që ilustrojnë të dhënat ka të ngjarë të jenë të sakta”, tha ministria në Twitter në përditësimin e saj të fundit.

Mesatarja për shtatë ditët e fundit ishte 824 viktima në ditë, më shumë se katërfishi i normës së raportuar në qershor-korrik.

Ukraina gjithashtu vazhdon të vuajë një shkallë të lartë të dëmtimi.

”Arsyet për rritjen e shkallës së viktimave ka të ngjarë të përfshijnë një mungesë të personelit të trajnuar, koordinimit dhe burimeve në të gjithë frontin”, shkroi ministria.

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar përditësime mbi luftën që nga fillimi i pushtimit të Rusisë, pothuajse një vit më parë.

Qëllimi është të kundërshtojë narrativën ruse.

Moska akuzon Londrën për një fushatë dezinformimi.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lyon nuk gabon në shtëpi

Story i radhës

Mimoza Shkodra publikon këngën e re “I pabesë”

Të fundit nga