Një prej aplikacioneve më të përfolura që do të konkurronte Twitter, arriti një objektiv madhor ditën e sotme.
Përmes një postimi në rrjetin social X, ish-Twitter, një ekzekutive e kompanisë tha se Bluesky ka arritur 1 milionë përdorues.
Edhe pse u raportua më herët se Bluesky ka arritur 1 milionë instalim në Korrik, nuk kishte mbërritur ende në 1 milionë përdorues aktivë.
Kështu Bluesky nuk ka vetëm 1 milionë përdorues që kanë instaluar aplikacionin, por tashmë 1 milionë që kanë krijuar një llogari në platformë.
Më shumë njerëz kanë shkarkuar aplikacionin sesa kanë pasur ftesa për tu regjistruar në rrjetin social. Threads, një aplikacion tjetër rival i Twitter krijuar nga Meta, ndoqi një strategji ndryshe duke e bërë shërbimin të disponueshëm për të gjithë nga dita e parë.
Kjo bëri që Threads të arrinte në 30 milionë regjistrime në 24 orë dhe pas 5 ditësh kishte 100 milionë regjistrime. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL