Disa degë peme janë rrëzuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, pranë kryqëzimit të rrugës Njazi Meka me rrugën e Dibrës.
Si pasojë e rrëzimit të degëve janë dëmtuar disa tjegulla në banesën që ndodhej aty pranë, ndërkohë që rruga ka mbetur e bllokuar për 45 minuta, duke krijuar trafik në zonë.
Mësohet se banorët e zonës kanë lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë të cilët kanë shkuar në vendgjarje.
Pas 45 minutash forcat zjarrfikëse kanë arritur të largojnë degët e pemës nga rruga duke liruar hapësirën.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar. Policia ka rrethuar perimetrin në mënyrë që mos ketë incidente në njerëz.