Bllokohet kryeqyteti, kolonat e gjata vazhdojnë edhe në orët e mbrëmjes

April 22, 2025
1 minut lexim

Sonte, në Prishtinë janë krijuar kolona të gjata të automjeteve në trafik, përkatësisht në lagjen “Veternik”, raporton KosovaPress.

Shumë qytetarë janë ankuar se kolona në kryeqytet ka pothuajse në secilën rrugë kryesore të Prishtinës.

Disa qytetarë kanë dërguar edhe video në redaksinë tonë, për kolonat e gjatë në lagjen “Veternik” të Prishtinës. Sipas tyre, për të arritur qendër duhet së paku mbi një orë, shkruan KosovaPress.

Të martën në mbrëmje, kolona pati edhe në Dardani por edhe në rrugën që të çojnë në dalje të kryeqytetit. Sonte ka pasur edhe reshje të shiut në Prishtinë, të cilat kanë shkatuar tollovi në trafik.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

A mundet që Papa i ardhshëm të jetë grua?

Story i radhës

Eleganca e ujit në majat e gishtave: Thonjtë që shkëlqejnë natyrshëm

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë