Tre turistë kanë mbetur të bllokuar në Qafë të Prozhmit, rreth dy orë larg nga Thethi dhe tre orë larg nga Lepusha.
Dy burra dhe një grua, turistë në vendin tonë, kanë pasur si orar për t’u paraqitur në bujtinën ku po akomodoheshin, orën 16:00. Duke qenë se nuk janë kthyer, pronari i bujtinës ka telefonuar policinë.
Mësohet se gruaja është lënduar në këmbë dhe po kërkohet ndihmë për transportimin e saj drejt një qëndre shëndetësore.
Ky nuk është rasti i parë që turistë mbesin të bllokuar në këto zona, teksa zgjedhin të eksplorojnë të vetëm Alpet e Shqipërisë.