bllokimi i fluturimeve ne shba sekretari i sigurise zgjidhja do te kerkoje kohe te gjithe jane te sigurt 6af7df40de44b

Bllokimi i fluturimeve në SHBA, Sekretari i Sigurisë: Zgjidhja do të kërkojë kohë, të gjithë janë të sigurt

November 14, 2026
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin, paralajmëroi se zgjidhja e problemit që ka shkaktuar ndalimin e nisjes së fluturimeve në SHBA do të kërkojë kohë dhe nuk pritet të arrihet brenda një ore.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Mullin tha se komunikimet po vijojnë dhe se disa avionë po arrijnë të ulen, ndërsa urdhri për ndalimin e nisjeve mbetet në fuqi.

“Do të kërkojë kohë. Nuk është diçka që do të zgjidhet dhe do të kthehet në normalitet brenda një ore. Do të kërkojë kohë. Por të gjithë janë të sigurt. Të gjitha fluturimet janë të identifikuara dhe nën vëzhgim. Publiku nuk duhet të ketë frikë”, deklaroi ai.

Mullin nuk dha një afat të saktë për rikthimin e funksionimit normal të transportit ajror, por u bëri thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kaos ne qiellin amerikan faa ndalon fluturimet ne mbare vendin e dyta pas 11 shtatorit 6af7c36467573
Lajmi i mëparshëm

Kaos në qiellin amerikan: FAA ndalon fluturimet në mbarë vendin, e dyta pas 11 shtatorit

Të fundit nga

ShkoLartë