Bllacakët në zi, ja kush ishte 27-vjeçari që vdiq nga rryma në Pejë

April 23, 2022
min lexim

Që në mëngjes të së shtunës, i riu Fatos (Destan) Zekolli nga Bllaca e Therandës, së bashku me vëllain e tij, sipas informatës, kishin marrë rrugë për në Pejë, por askush nuk kishte menduar se kjo do të jetë rruga e fundit, sepse dhe ndërro jetë në Pejë derisa po kryente punime me eskavator.

Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët në rrjete sociale, të cilët thanë se viktima ka vdekur pas një aksidenti nga rryma elektrike.

Policia e ka konfirmuar këtë ngjarje të rëndë, derisa tha se akoma nuk dihen shumë detaje lidhur me të.

“Policia mbrëmë në orën 22:16 është njoftuar se në afërsi të udhëkryqit Loxhë-Gorozhdec, në lagjen ‘Dardania’, një person e ka zënë rryma gjatë punimeve. Është dërguar në spital edhe mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi pranoi se nuk dihet se çfarë ishte duke punuar i ndjeri në momentin kur e zuri rryma.

Thuhet se ishte 27 vjeçar dhe kjo familje nga vjen ai, ishte një familje patriotike kombëtare dhe kjo u dëshmua edhe në Luftën e UÇK-së, derisa mixha i tij, Bislim Zekolli ra dëshmor, teksa u shkonte në ndihmë disa ushtarakëve.

Të gjithë vëllezërit ishin të kyçur në luftën e UÇK-së dhe kontributi i tyre ishte edhe pas lufte dhe tani, na ndodhi edhe kjo.

Po në rast se bëhet fjalë për këtë familje patriotike, edhe në vitet e mëparshme apo periudhat në vazhdime deri këtu, në konakun e tyre kanë qenë patriotët kombëtarë të kombit shqiptar, Azem Bejta, Gjegjovi, Bajram Curri, etj.

Po edhe deri në mëngjes të shkruaj, nuk do ia dal të përfshijë gjithë historinë kombëtare që kjo familje ka mbajtur dhe ka vuajtur në supet e veta dhe deri këtu, gjithmonë kanë dal fitimtar, derisa komandant Zenel Zekolli, axha i Fatosit, me nder e filloi dhe e përfundoi misionin e tij luftarak. Ishte vëllai i tij Qamil Zekolli, që nga vitet e 70-80 ishte në azil gjithnjë në kontributin e çështjes kombëtare dhe kjo është arsyeja se të gjithë ne dhe po besoj se Theranda me rrethinë, tani kanë përjetuar shumë dhimbje në zemrat e tyre për 27 vjeçarin, që na iku shpejt.

Familje e nderuar, ngushëllime dhe Fatosi pushoftë i qetë në botën tjetër dhe nga zemrat tona do jetë përgjithmonë!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zgjidhen dy kryetarët e PD-së në Kolonjë dhe Poliçan

Story i radhës

Erzeni nuk gabon më

Të fundit nga

ShkoLartë