Bllaca model i integrimit, VLEN udhëheq përpjekjet për lehtësim kufitar me Shqipërinë

April 29, 2025
1 minut lexim

Më 29 prill 2025, grupet punuese nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut zhvilluan një takim pune produktiv, duke nisur me një vizitë në pikën kufitare të Bllacës, ku tashmë funksionon modeli i integruar ONE STOP SHOP. Në këtë vizitë morën pjesë edhe ekspertë të IT-së, të cilët ndoqën nga afër zbatimin praktik të këtij sistemi të avancuar për lehtësimin e qarkullimit kufitar.

Pas vizitës në kufi, u zhvillua takimi teknik, ku u shqyrtuan në detaje draft-marrëveshjet dhe protokollet ekzistuese, me fokus në përmirësimin e tyre për të siguruar funksionalitet të plotë dhe zbatim të shpejtë të modelit ONE STOP SHOP edhe në kufirin me Shqipërinë.

Në këtë proces, vlen të theksohet përkushtimi i palëkundur i koalicionit VLEN, i cili po punon me seriozitet dhe efikasitet për të modernizuar infrastrukturën kufitare dhe për të lehtësuar qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe mallrave, si pjesë e angazhimeve konkrete për zhvillim rajonal dhe integrim më të thellë me Shqipërinë.

Takimi i radhës do të mbahet në muajin maj, pas përfundimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Palët shprehën entuziazëm dhe gatishmëri të menjëhershme për ta funksionalizuar sa më shpejt këtë projekt të përbashkët me rëndësi strategjike.

Burimi: lajme24.mk

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Psikologu pohon se për një martesë të lumtur dhe të gjatë duhen pranuar dy gjëra

Story i radhës

Mickoski: Takim i rëndësishëm me z. Sali Berisha

Të fundit nga

Alba Vukaj ka nevojë për pushime

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Vukaj vazhdimisht është aktive në rrjetet sociale. Ajo kohëve të fundit tregonte se ka qenë e angazhuar me punë. Sot Alba ka publikuar një fotografi, përmes
sqmken
ShkoLartë