Blinken uron Ditën e pavarësisë: Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitetin e të gjithë qytetarëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken ka dërguar një mesazh urimi me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në mesazhin e urimit, Blinkeni e thekson mbështetjen e SHBA-së për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit, për prosperitetin dhe integrimin e vendit në BE dhe për promovimin e shtetit ligjor.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, uroj popullin e Maqedonisë së Veriut për kremtimin e 32 vjetorit të pavarësisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin Maqedoninë e Veriut në zbatimin e reformave për integrim në Bashkimin Evropian dhe vendosjen e marrëdhënieve edhe më të forta me vendet fqinje evropiane. Maqedonia e Veriut ka bërë hapa të mëdhenj për të siguruar prosperitetin e të gjithë qytetarëve të saj ndërsa përballet me sfidat globale dhe ne qëndrojmë me ju në përpjekjet tuaja për të promovuar sundimin e ligjit. Mezi presim të forcojmë partneritetin tonë me Maqedoninë e Veriut dhe të avancojmë vlerat tona të përbashkëta demokratike në vitet në vijim, thuhet në mesazhin e urimit të sekretarit amerikan të Shtetit, Entoni Blinken, të publikuar nga Departamenti i Shtetit. 

Burimi: TV21

Story i mëparshëm

“Zonja Deliu Kodra s’ka qare pa i kthy paret”, Blerta Deliu e padit ministren Haxhiu për shpifje

Story i radhës

Koreja e Jugut, SHBA-ja dhe Japonia diskutojnë për bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Të fundit nga