Blinken: Türkiye “duhet t’i marrë” avionët luftarakë F-16

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Antony Blinken, ka deklaruar se Türkiye “duhet t’i marrë” avionët luftarakë F-16 dhe pajisjet e modernizimit, transmeton Anadolu.

Duke dëshmuar para Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Blinken u pyet lidhur me shitjen e avionëve F-16 në Türkiye dhe hapat që po ndërmerr administrata e presidentit Joe Biden për të “garantuar që armët amerikane të mos përdoren për të kërcënuar aleatët dhe partnerët”.

“Ne besojmë se Türkiye duhet t’i marrë avionët F-16 të përmirësuar dhe paketën e modernizimit për avionët F-16 ekzistues. Ne mendojmë se është e rëndësishme për NATO-n, për aleancën”, tha Blinken.

Ai po ashtu theksoi se në të njëjtën kohë po “punojnë me kujdes dhe këmbëngulje” për të siguruar që çdo tension që ekziston midis aleatëve të NATO-s, gjegjësisht Greqisë dhe Türkiyes, të pakësohet dhe që ata të mos angazhohen në “veprime apo retorikë që do të irritojnë situatën”.

“Fokusi i përpjekjeve tona, qoftë me Türkiyen, qoftë me Greqinë, qoftë me ndonjë aleat tjetër të NATO-s, është të sigurohemi që ata të kenë pajisjet dhe teknologjinë të cilat u nevojiten për të qenë plotësisht të ndër-veprueshme. Në të njëjtën kohë, sigurisë, duke u siguruar që për aq sa ka ndonjë mosmarrëveshje midis tyre, çdo pajisje ose teknologji që ne ofrojmë të mos përdoret për t’i çuar përpara ato dallime për ato mosmarrëveshje”, tha Blinken.

Ankaraja dhe Washingtoni negociuan shitjen e 40 avionëve të rinj F-16 dhe 79 pajisjeve të modernizimit. Proecesi është në pritje të miratimit të Kongresit të SHBA-së.





Story i mëparshëm

Taravari e redukton stresin duke “luajtur në kompjuter”

Story i radhës

Beteja e 14 majit/ “Berisha duhet të bashkonte partinë”, Aleksandër Biberaj: Fitorja vjen nga kryeqyteti, këtu pastrohen miliardat e grupeve italiane e amerikano-latine

Të fundit nga